Një sherr për parkimin e makinës është regjistruar në Vlorë ku pronarët e dy hoteleve janë konfliktuar me njëri tjetrin. Ata kanë dhuruar një “show” të pakëndshëm për turistët.
Për të shuar konfliktin është dashur ndërhyrja dhe shoqërimi i të dyve në polici që situata të qetësohej.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në qytetin bregdetar./GSH



