Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e 8 prillit në Fier-Seman të Divjakës, ku pas një sherri mes dy vëllezërve, një prej tyre ka qëlluar me armë zjarri.
Fillimisht Shpëtim dhe Zarif Konja janë goditur me grushte, dyshohet për motive pronësie, e më pas konflikti ka degraduar në përdorimin e armës.
Sipas burimeve, Shpëtim Konja është dhunuar nga i vëllai Zarif Konja dhe një shok i këtij të fundit, Astrit Godanci.
Më pasi ai marrë karabinën dhe ka qëlluar katër herë në ajër dhe drejt automjetit të Astrit Godancit.
Nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme tek fuoristrada e Godancit.
Shpëtim Konja është ndaluar nga policia, ndërsa mbeten ende në arrati i vëllai Zarif Konja dhe shoku i këtij të fundit.
Policia ka dokumentuar ngjarjen dhe po punon për kapjen e dy personave të sipërpërmendur.
Njoftimi i policisë:
Divjakë/Informacion paraprak
Rreth orës 20:00, në fshatin Fierseman, Divjakë, pas një debati për motive pronësie, shtetasit Z. K., 58 vjeç dhe A. G., 57 vjeç, kanë goditur me grushte shtetasin Sh. K., 50 vjeç (vëllai i shtetasit Z. K).
Pas konfliktit, shtetasi Sh. K., ka gjuajtur me armën e gjahut të cilën e kishte me leje, ku për pasojë është dëmtuar mjeti i shtetasit A. G.
Eshtë shoqëruar në Komisariat shtetasi Sh. K. dhe janë shpallur në kërkim shtetasit Z. K. dhe A. G.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.