Sherri për pronën çoi në vrasjen e 34-vjeçarit! Dy ditë më parë familjet në Has u konfliktuan, fisi Jaku kishte bërë mbi 40 kallëzime për zgjidhen e çështjes

Detaje të reja janë mësuar lidhur me vrasjen e 34-vjeçarit, Ryshyt Sallahu, në Has, i cili i ekzekutua me armë zjarri nga 41-vjeçari Ylber Jaku, për motive pronësie.


Mësohet se dy ditë më parë, pjesëtarë të familjes Sallahu dhunuan babanë dhe nënën e autorit. Dy prindërit e autorit ndodhen në spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmë mjekësore.

Sot, 41-vjeçari ka marrë armën dhe ka vrarë 34-vjeçarin në shenjë hakmarrjeje për dhunë ndaj prindërve të tij.

Burime bëjnë me dije se konflikti për motive pronësie mes familjes Jaku dhe Sallahu vijon prej mbi 10 vitesh. Familja Jaku ka bërë mbi 20 kallëzime nder vite për konfliktin

Kallëzimet janë bere nga babai i autorit i cili u kërkonte institucioneve zgjidhjen e konfliktit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme