Sherri për pronën/ Plagoset një person në Kukës, si është gjendja e tij! EMRI

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së dielës në Shtiqen të Kukësit, ku një person është plagosur me armë zjarri.

Shkak i plagosjes është bërë një çështje pronësie. Aktualisht i plagosuri me emrin Festim Axhami ndodhet në spitalin e Kukësit nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim autorin me emrin Emeril Murati dhe është në ndjekje të tij.

Njoftimi i policisë

Plagosi me armë zjarri një shtetas dhe u largua, falë reagimit të  shpejtë të Policisë, pas disa minutash ndjekjeje, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit me të cilën autori dyshohet se kreu plagosjen.

Më datë 24.04.2022, rreth orës 15:42, në fshatin Shtiqen, shtetasi E. M., 56 vjeç, pas një konflikti të çastit për motive pronësie, ka  plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin F. A., 46 vjeç, banues në fshatin Shtiqen dhe më pas është larguar me automjet.

Menjëherë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës kanë shkuar në vendngjarje dhe falë reagimit në kohë dhe punës së mirorganizuar, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin E. M., 56 vjeç, banues në fshatin Shtiqen.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit tip pistoletë, që dyshohet se ka përdorur autori.

I plagosuri shtetasi F. A., ndodhet në spitalin e Kukësit, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme