Sheshel bën thirrje që Rusia dhe Kina të ndërhyjnë në veriun e Kosovës

I shpallur para disa ditësh nga Gjykata e Hagës si kriminel lufte, Vojislav Sheshel ka thënë se Këshill i Sigurimit duhet të mblidhet urgjentisht për të diskutuar situatën në Kosovë.

Mediet në Serbi i kanë ofruar mikrofonin Sheshelit, për të dhënë idetë e tij lidhur me zhvillimet në Kosovë.

Ai ka thënë se Serbia mund të marrë edhe masa më rigoroze “nëse është e nevojshme”.

“Nëse Rusia dhe Kina do të bëheshin bashkë dhe të dërgonin një kontingjent trupash në kuadër të KFOR-it, më e mira është të vendoseshin në veri si vendi primar për të vendosur rendin dhe paqen si dhe për të dërguar ushqim atje”, ka thënë Sheshel.

Ai ka dhënë edhe mendimin e tij për taksën e vendosur nga Republika e Kosovës, duke thënë se “ajo duhet të hiqet menjëherë dhe nëse Kosova nuk e bën këtë, të detyrohet nga Kina dhe Rusia”.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme