Lideri nacionalist serb, Vojisllav Sheshel ka thënë sot se presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq me dërgimin e “trenit të vizatuar” në Kosovë ka tentuar shkaktimin e gjakderdhjes.
Siç ka thënë, Nikoliq është i vetëdijshëm për faktin se nuk ka më cka pret në jetën politike të Serbisë dhe me këtë ka dashur të krijoj situatë që njerëzit ta shohin si udhëheqës dhe shpëtimtar, transmeton lajmi.net.
“Nikoliq ka qenë i gatshëm që të nxis gjakderdhje duke provokuar me trenin e udhëtarëve të vizatuar me parulla që sigurisht do t’i irritonin shqiptarët, do të nxiste zemërimin dhe terrorin e tyre, por në këtë rast edhe bandën e tyre të armatosur të formuar me mbështetjen e NATO-s”, ka thënë Sheshel dhe ka shtuar se ky ka qenë shembull si si presidenti, i pakënaqur me pozicionin politik, mund t’i shkaktojë dëm edhe shtetit edhe popullit të tij.
Sipas Sheshelit, një kriminel luftë, i cili shqiptarëve ju ka referuar si “shiptari”, emërtim idiot dhe shovinist serb, ka thënë se Nikoliq ka pritur se “nëse shqiptarët sulmojnë trenin, do të ketë viktima dhe gjakderdhje, që policia serbe do të reagojë dhe në këtë mënyrë do të zgjojë patriotizëm”.
Sipas tij, për fat, skenari i Nikoliqit nuk u realizua, pasi që reagimet si të politikës ashtu edhe të popullit ishin kundër tij. /lajmi.net