Ai për agjencinë e lajmeve BETA ka thënë se presidenti serb këtë po e bën pasi po dëshiron, që çmimin nobel për paqe ta ndajë me Thaçin.
“Nëse Vuçiq imagjinon se çmimi nobel për paqe duhet të ndahet me Thaçin, duhet të merret parasysh edhe ajo se çfarë mendon populli serb”, tha Sheshel, transmeton lajmi.net.
Sipas tij dialogu për Kosovën duhet të përfundoj.
“Dialogu për Kosovën duhet të përfundojë. Ai është shumë qesharak, është budallallëk i pastër”, tha lideri i SRS.
Në Serbi, nga disa parti politike është përkrahur iniciativa e presidentit serb, që të ketë dialog të brendshëm në shtetin serb, për çështjen e Kosvoës. /Lajmi.net/