Shetitje me Ferrari në Monako, shumë padi vetëm tre vjet burg

Ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijalkov është kapur në Monako para një restoranti luksoz me një Ferrari të kuq. Regjistrimi është publikuar në rrjetet sociale. Mijalkov në pamje zbret nga një makinë luksoze dhe hyn në një hotel të shtrenjtë. Mijalkov ka kohë që është në listën e zezë të SHBA-së, por emri i tij është përmendur edhe në njoftimin e fundit të Departamentit të Shtetit si arsye që ka futur në listën e zezë Artan Grubin dhe gjykatësin Enver Bexhetin. Departamenti i Shtetit shpjegoi se Grubi dhe Bexheti morën ryshfet për të vonuar gjykimet e Mijalkovit. Mijalkov u ndoq penalisht, por shumë prej veprave të tij u vjetërsuan.

Ai mori 24 vjet burg: tre vjet për rastin “Perandoria”, 12 vjet për “Target-Fortesa”, tetë vjet për “Thesarin”, 1 vjet e 3 muaj për “Parcelat në Vodno”. Nga të gjitha këto, ai ka vuajtur dënimin vetëm për çështjen “Perandoria”, ku ka pranuar fajësinë në marrëveshje me Prokurorinë Publike dhe ka marrë një dënim me tre vjet burg dhe konfiskim të pasurisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme