Shfaqen “bishat” e reja të BMW-së

Pas publikimit të datës së debutimit të X7 të ri, dhe risive për modelet X2 dhe X5 M35i xDrive45e, BMW ka më shumë lajme në segmentin X.

Gjiganti bavarez i veturave premium ka paralajmëruar ardhjen e dy Crossoverëve të ri X3 M dhe X4 M, të cilët së shpejti do t’i bashkohen kësaj linje.

Prototipat e automjeteve të kamufluara, të cilët së shpejti do të gjenden në prodhim, u prezantuan gjatë një test vozitjeje këtë fundjavë në Nuremberg, transmeton ksp.

X3 M dhe X4 M do të kenë motor 3.0-litër B58 me performancë të lartë dhe kapacitet prej së paku 450 kuajfuqi.

X3 M Sports Activity Vehicle dhe X4 M Sports Activity Coupe ndajnë detaje me modelet tjera M si diferenciali i boshtit të pasmë.

BMW nuk ka njoftuar se kur do të hiqet kamuflazhi, por kjo mund të ndodhë shumë shpejt.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme