Shfaqet videoja promovuese e Samsung Z2
4 vjet më parëSakte.net
E diel, 14 Gusht 2016 08:25
Është shfaqur zyrtarisht videoja promovuese e smartfonit të ardhshëm të kompanisë Samsung, Z2 – i cili do të vjen me sistemin operativ Tizen, duke zbuluar disa nga veçoritë kyçe dhe specifikat e këtij modeli.
Kjo video promovuese zbulon se Z2 do të ofrojë mbështetje për lidhjen 4G LTE, dhe se do të vjen me veçorinë për kursim të internetit – UDSM (Ultra Data Saving Mode).
Gjithashtu, Samsung Z2 do të vjen me një aplikacion të para-instaluar, të quajtur My Money Transfer, aplikacion i cili, siç tregon edhe vet emri, lejon përdoruesit që të transferojnë paratë te të tjerët, transmeton Koha.net. Një tjetër veçori të cilën e tregon kjo video është aftësia për të rregulluar dritës së blicit.