Shfaqet Vlora Çitaku në përqafimin e avokatit Arianit Koci (Foto)

Që nga marrja e detyrës si ambasadore e Kosovës në SHBA – të, ish ministrja e integrimeve evropiane Vlora Çitaku nuk ka qenë shumë prezente në media. Nga fotoja që e ka publikuar gazetari dhe publicisti Adriatik Kelmendi në rrjetin e tij social, duke se ambasadorja Çitaku ka zgjedhur që festën e fundvitit ta kalojë në Kosovë.

Në një rreth me figura publike, nga fotoja e publikuar e vetmja grua është Vlora Çitaku. Ajo ka zgjedhur të hidhet në përqafimin miqësor të avokatit të njohur, Arianit Koci të cilin e ka parapëlqyer më shumë se dy ish partiakët e saj, Petrit Selimin dhe Berat Buzhalën që ndodhen në të njëjtën tavolinë.

Çitaku njihet për dashamirësinë e saj që nuk ka ngurruar ta shfaq asnjëherë në publik. Ajo ngrohtësisht përshëndeste veçanërisht diplomatët e huaj, siç ishin rastet e përqafimeve me ish përfaqësuesin e BE’së në Kosovë, Samuel Zbogar, që jo rrallëherë ishin bërë subjekt i trajtimit të medieve në Kosovë./Sakte.net