Shfaqja “Imagjinoni një botë të re” projekti financuar nga Telekom, në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Maqedonisë do të ketë premierën më 16 dhe 17 dhjetor në skenën e teatrit me fillim në orën 20:00. Drejtoresha kryesore komerciale për përdoruesit privatë në Telekom, Emilija Andonoovska tha se ky është investim i tyre në kulturë dhe artistë maqedonas që kanë lënë gjurmë dhe veprat e të cilëve duhet të transmetohen.
“Mendoj se ishte një propozim i shkëlqyer që ta mbyllim këtë temë përmes teatrit. Dhe kjo për neve ishte përvojë krejtësisht e re, ne deri më tani kemi mbështetur shumë manifestime, por asnjëherë nuk kemi punuar për projekt të teatrit dhe për këtë arsye ua kemi lënë në dorë të gjithën profesionistëve dhe mendoj se do te jetë një përvojë shumë e mirë edhe për në të ardhmen”, deklaroi Emilija Andonovska, drejtoreshë kryesore komerciale për përdoruesit privatë Telekom. /Alsat.mk