Shfrytëzonin të miturit për të lypur në zonën e plazhit, hetohen në gjendje të lirë 3 prindërit

Një ngjarje e rëndë shënon në Durrës, ku fëmijë të mitur të moshës 1-3 vjeç shfrytëzoheshin nga 3 prindërit e tyre për të lypur në zonën e plazhit.


Sipas njoftimit të policisë, ata shfrytëzoheshin nga shtetasit me iniciale S.Sh., A.S., dhe H.S.

Goditja e këtyre rasteve ka ardhur si pasojë e një patrullimi rutinë të uniformave blu në qytetin bregdetar, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe parandalimin e ndalimin e paligjshmërive, duke konstatuar kështu fëmijët e shfrytëzuar nga prindërit e tyre.

Çështja i ka kaluar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme, ndërsa prindërit po hetohen në gjendje të lirë, nën akuzën e veprës penale “Keqtrajtimi i të miturit”.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Shfrytëzonin për të lypur në zonën e plazhit, fëmijët e tyre të moshave 1-3 vjeç, procedohen penalisht 3 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, gjatë patrullimeve të vazhdueshme, me qëllime garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, kanë konstatuar se disa fëmijë shfrytëzoheshin nga prindërit e tyre, për të lypur në zonën e plazhit.

Për rastet e konstatuara, janë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, për shtetasit S. Sh., A. S dhe H. S.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Policia e Durrësit apelon për prindërit dhe qytetarët që të mos shfrytëzojnë të miturit për veprimtari ekonomike të papërshtatshme me moshën e tyre, pasi përveç se përbën një paligjshmëri të dënueshme në Kodin Penal, ky veprim dëmton dhe shëndetin psiko-emocional të fëmijës.

Vijon…

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme