Burimet e lajmi.net brenda Qeverisë thonë se iniciativa e mbledhjes së nënshkrimeve nga Grupi Parlamentar i PDK-së për Gjykatën Speciale mund ta mbledh qeverinë sot.
Të njëjtat burime thonë se kryeministri, Ramush Haradinaj mund ta thërras mbledhjen në mesditë.
Dje u mblodhen 43 nënshkrime nga deputetët për të shfuqizuar ligjin e Gjykatë Speciale, mirëpo në orët e vona të mbrëmjes Kryesia e Kuvendit dështoi të thërras seancë të jashtëzakonshme pasi mungoi opozita dhe nuk kishte kuorum. /Lajmi.net/