
Moti nesër do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë, ndërsa përgjatë lumit Vardar erë mesatare nga juglindja. Temperaturat minimale do të variojnë nga -4 deri në 3 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 6 deri në 11 gradë.
Në Shkup pritet mot i ndryshueshëm me vranësira dhe erëra të lehta deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të bjerë në -1 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 9 gradë.
Në ditët në vijim, moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje lokale të herëpashershme shiu, dhe në malet më të larta, me borë. Do të ketë erë të lehtë deri në mesatare, ndërsa të mërkurën erëra të forta herë pas here nga juglindja. Temperaturat do të jenë në rritje.



