Shifra alarmante, ja sa persona kanë vdekur në Kosovë vetëm nga aksidentet

52 persona kanë vdekur në periudhën janar – qershor të këtij viti, si pasojë e aksidenteve. Këta 52 persona kanë ndërruar jetë në 41 aksidentet fatale të këtij viti.

Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të shkuar, ka rënie të numrit të viktimave nga aksidentet fatale. Vitin e shkuar ishin 51 aksidente fatale me 54 viktima.

Sa i përket aksidenteve me lëndime më 2018 janë shënuar 13 më shumë se në periudhën janar – qershor të vitit të shkuar. Sivjet u shënuan 2840 aksidente me lëndime, ndërsa në gjysmën e parë të vitit të shkuar ishin 2827. Nga këto aksidente vitin e shkuar ishin lënduar 5745 persona, ndërsa sivjet 5629.

Rënie ka edhe sa i përket aksidenteve me dëme, ku janë shënuar 4122 aksidente sivjet, apo 993 më pak se vitin e shkuar kur ishin 5115.

Në total, në periudhën janar – qershor 2018 janë regjistruar 1070 aksidente më pak se në periudhën e njëjtë të vitit të shkuar. Sivjet janë regjistruar 7003 aksidente.

Policia në periudhën janar – qershor 2018 ka shqiptuar 1072 gjoba më shumë se në periudhën janar – qershor të vitit të shkuar. Më 2017 ishin 183729 gjoba, ndërsa sivjet deri tash ishin 184801.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme