Shija unike e birrave në panairin “Horeca Expo Albania”, “Hysenbelliu Group” përfaqësohet me markat, Korça, Tirana, Kuqalashe, Gold by Korça

TIRANE


Panairi Ndërkombëtar Horeca Expo Albania ka hapur dyert për edicionin e tij të 11-të në Tiranë, duke sjellë një platformë të shkëlqyer për promovimin e produkteve dhe shërbimeve të industrisë hoteleri-turizëm. “Hysenbelliu Group” është përfaqësuar në këtë ngjarje prestigjioze me markat unike te birrave ne vend, birra Korça, Tirana, Kuqalashe dhe shija autentike Gold by Korça. Stendave e birrave më të suksesshme në vend mirëpret të interesuarit për bashkëpunime si dhe për të degustuar shijen unike të birrave shqiptare përgjatë tre ditëve në Pallatin e Kongreseve.

Gjatë vizitës në panair, birra “Korça” “Tirana” Kuaqalashe dhe Gold by Korça janë degustuar nga vizitorët, të cilët kanë shijuar gjithashtu karakteristikat dhe shijen e veçantë që janë ruajtur me fanatizëm për shumë vite, duke mbajtur të njëjtat vlera dhe cilësi të lartë.

Përveç promovimit të birrave një tjetër fokus i rëndësishëm gjatë ditëve të panairit është këmbimi i kontakteve me blerës, distributorë dhe agjentë shitjesh. Ky është një hap i rëndësishëm për krijimin e bashkëpunimeve të reja dhe për zgjerimin e mundësive për eksportin e këtyre markave të njohura birrash.

Me nisjen e sezonit, birrat “Korça” dhe “Tirana” Kuqalashe dhe Gold By Korca do të jenë të pranishme jo vetëm në klube, bare, taverna dhe restorante të vendit, por edhe në tregjet ndërkombëtare.

Nga viti në vit, panairi ka njohur një rritje të ndjeshme si në volum ashtu edhe në cilësi, duke prezantuar marka dhe produkte shqiptare, përfshirë birrat “Korça” dhe “Tirana”, Kuqalashe dhe Gold by Korça.

Shija e vërtete e birrës shqiptare ju fton të vizitoni stendat e tyre në panair, që do të mbeten të hapura në Pallatin e Kongreseve deri në datën 6 mars 2025.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme