Shijojeni këtë Porsche 911 GT3, bukuroshe kuqezi

Kompania e njohur TechArt, e cila merret me modifikimin e veturave të Porsches, për panairin e veturave në Esen ka përgatitur paketën sportive “Carbon Sport Package”për modelin 911 GT3.

“Carbon Sport Package” përfshinë eksterierin me ngjyrë kuqezi, kofanon e modifikuar (tani është më e lehtë), spoilerin e përparmë të ri, vrimat për ajër, set pragjesh, difuzerin e pasmë të ri si dhe spoilerin e pasmë të ri, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, TechArt për këtë 911-sh ofron edhe set të ri të rrotave Formula IV Race me diametër prej 20-inç e me ngjyra të ndryshme sipas dëshirës së pronarit, si dhe interier me lëkurë Alcantara, detaje nga fibra të karbonit dhe timonin Type-7 multi-funksional.

Sa i përket motorit, ende nuk është zbuluar nëse TechArt ka përforcuar edhe motorin e Porsche 911 GT3.

  1. Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/auto-tech/shijojeni-kete-porsche-911-gt3-bukuroshe-kuqezi-469199/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme