Pamje të pabesueshme tregon ndikimin e habitshëm të shpërthimit të bombës bërthamore afër dhe në një kualitet të lartë.
Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për pamje të restauruara, sapo të ripublikuara nga testet bërthamore të kryera në Nevada më shumë se 60 vjet më parë.
Ato, siç thuhet tutje, tregojnë se si fuqia e tmerrshme e një shpërthimi bërthamor prej 15 kilotonësh mund të heqë “bojën nga makina” dhe jo vetëm.
Shpërthimet atomike eksperimentale thuhet të jenë kryer në zonën e testimit në Nevada të Departamentit të Energjisë të SHBA-së, nga data 17 mars deri më 4 qershor në 1953.
Pamja tregon pasojat e katër shpërthimeve të ndara prej 32 kilotash nga një bombë atomike e quajtur më pas ‘Dirty Harry’.