Në një përditësim të publikuar së fundmi, Turqia tha se 2,316 njerëz janë vrarë dhe 13,293 janë plagosur në tërmetin shkatërrues.
Shërbimet e emergjencave shtuan se 7,340 njerëz ishin shpëtuar deri më tani. Përditësimi e çon numrin total të viktimave në 3,613, sipas AFP, që do të thotë 1,297 viktima në Siri .
Lajmi i tërmetit ka tronditur gjithë botën, me videot e postuara që tregojnë shkatërrimet e lëna pas nga lëkundjet e forta, ndërtesat e shembura si dhe qytetarët që mblidhen në hapësira të gjera për të shpëtuar nga tërmeti i radhës.
Në rrjetet sociale po qarkullon edhe një video që tregon një dritë të çuditshme që u shfaq në qiell pak para rënies së tërmetit.
Çfarë është ajo?
Edhe pse nuk mund të thuhet saktësisht, këto duket se janë të ashtuquajturat dritat e tërmetit, një fenomen në të cilin dritat shfaqen në qiell pikërisht në momentin e nisjes së lëkundjes. Siç shpjegohet nga ekspertët, këto drita mund të vijnë për dy arsye.
“E para, kur në momentin e tërmetit, lëkundjet shkaktojnë qarqe të shkurtra në disa transformatorë apo kabllo elektrike, duke gjeneruar shkëndija dhe shpërthime zjarri”, thotë eksperti.
“E dyta, janë dritat e tërmetit, ekzistenca e të cilave është e diskutueshme për disa studiues, por të tjerë kanë kërkuar ta shpjegojnë atë. Diçka që dihet sot është se këto drita janë rezultat i ndërveprimit të ngarkesave elektrike që ekzistojnë në nëntokë dhe se ato janë gjithmonë të pranishme falë përbërjes së saj minerale”, shpjegon Quintero.
Toka përbëhet nga materiale të ndryshme. Hernández Quintero, i cili është kreu i Shërbimit Magnetik UNAM, thekson se ndonjëherë, pa pasur nevojë për një tërmet, ngarkesat elektrike grumbullohen dhe shpërndahen nën tokë.