Shikoni si reagon FSK pas një ‘shpërthimi’ në KEK (Video)

Njësitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë kryer një stërvitje në mjediset e KEK-ut në Obiliq.

Ushtrimi “Shqiponja 6” bashkon pjesëtarët e FSK-së me ata të KFOR-it në një operacion të simuluar kërkim shpëtimi.

Në mjediset e KEK-ut, pjesëmarrësit në këtë ushtrim do të simulojnë evitimin e një shpërthimi.

Komandanti i FSK-së, gjeneral Rrahman Rama, para se të nisë ushtrimi i sotëm falënderoi pjesëtarët e FSK-së dhe shtetet të cilat kanë kontribuuar me ushtarë në këtë ushtrim.

Ndërsa gjeneral brigade Naim Haziri ka thënë se në këtë ushtrim fushor kanë marrë pjesë 1167 pjesëtarë të FSK-së dhe shtetet pjesëmarrëse si Amerika, Turqia, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi e Shqipëria.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme