Shirat e rrëmbyeshëm boshatisin edhe plazhet e jugut! Rrugët kryesore “paralizohen” nga trafiku

Pas ta nxehtit afrikan rrebeshet e shiut përfshinë pjesën më të madhe të vendit. Në Sarandë, Vlorë dhe Durrës pushuesit braktisën plazhet ndërsa në shumë qytete reshjet krijuan trafik në rrugët kryesore.

Pushuesit braktisën plazhet dhe u kthyen në shtëpi. Në Sarandë, Vlorë dhe Durrës çadrat mbetën bosh.

Shkak u bë shiu që përfshiu vendin gjatë mesditës. Reshjet e rrëmbyeshme krijuan trafik në rrugët kryesore të qyteteve.

Vranësirat dhe rrebeshet sipas meteorologëve vijnë si pasojë e depërtimit të masave ajore nga veriu i Europës.

Pas të nxehtit afrikan që përfshiu vendin në fillim të javës e premtja solli rënie të temperaturave deri në 32 – 33 grade celcius duke kthyer vlerat tipike të muajit.

Moti pritet te jetë i paqëndrueshëm pothuajse gjatë gjithë ditës.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar dallgëzim mbi 4 ballë në det.

Të shtunën dhe të dielën meteorologët parashikojnë kthim të kthjellimeve dhe ditë të përshtatshme për plazh./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme