Një xhip 4×4, i prodhuar në Rumani dhe që i përkiste Nicolae Çausheskut u shit sot në ankand për 40, 000 euro, 30 vjet pas rrëzimit të ish-diktatorit komunist, njoftoi administrata fiskale, pa zbulur emrin e blerësit.
Në bordin e këtij automjeti, Çaushesku dhe ish-presidenti i Bashkimit Sovjetik Mihail Gorbacov kanë përshëndetur turmën e mbledhur përgjatë arterieve kryesore të Bukureshtit gjatë vizitës së këtij të fundit në Rumani në vitin 1987.
Ky xhip 4×4, i prodhuar në vitin 1977 nga uzina ARO e Campulung Muscel (170 kilometra në veri të Bukureshtit) dhe me kilometrazh 72 453 kilometra u ble për gati 40,000 euro,transmeton atsh.
“Vetëm katër automjete të këtij lloji janë prodhuar nga uzina rumune, të gjitha të destinuara për Çausheskun dhe agjentët e sigurisë që e shoqëronin gjatë vizitave të tij”, sipas medias lokale.