Shitet Telekom Albania: Ja kush e bleu

“OTE” ka zyrtarizuar shitjen e Telekom Albania Sh.A ndaj kompanisë bullgare, Albania Telecom Invest Ad për shifrën totale të 50 milionë eurove. Kjo e fundit kontrollohet nga Spas Roussev, që është edhe aksioneri i mazhorancës i gjigandit bullgar Vivacom, si edhe nga investitori shqiptaro bullgar, Elvin Guri.

“OTE”, që kishte nën kontroll Telekom Albania sh.a dhe që nga ana tjetër kontrollohej nga Deutsche Telekom, nëpërmjet kreut ekzekutiv të saj, Michael Tsamaz, pas zyrtarizimit të këtij operacioni të suksesshëm deklaroi: “Shitja e Telekom Albania përfundon investimin e suksesshëm të grupit “OTE” në Shqipëri.

Ky është një vendim strategjik, si pasojë e rivendosjes së prioriteteve nga OTE për të krijuar më shumë vlerë për aksionarët”. Kujtojmë se së fundmi, Telekom Albania ishte një kompani me humbje në 4.8 miliardë lekë në vitin 2017.

Edhe dy operatorët e tjerë në tregun e telefonisë lëvizëse raportojnë një bilanc në humbje. Ndër të tjera, kreu i OTE shtoi se, dega në Shqipëri është blerë nga një grup investimi i fuqishëm që garanton rritjen, si dhe krijon kushtet për forcim të mëtejshëm në treg.

Operacioni  pritet të përfundojë brenda gjysmës së parë të vitit, pasi të marrë edhe miratimin nga autoritetet shqiptare.

Eurobank ka kryer rolin e këshilluesit financiar për grupin OTE në këtë operacion. Kujtojmë gjithashtu se, pjesë e garës ishte edhe “Telekom Serbia” si dhe Albtelecom.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme