Shkak shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë, përplasen dy automjete në aksin Pogradec-Qafë Thanë

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq mesditën e sotme.


Sipas informacioneve nga policia, mësohet se në aksident janë përfshirë një furgon dhe një mjet ti Opel.

Nga aksidenti ka pasur vetëm dëme materiale, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se aksidenti të ketë ndodhur nga shpejtësia dhe lagështia si pasojë e reshjeve të shumta  të shiut që kanë përfshirë qarkun e Korçës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme