Shkaku i aktakuzës, Agani nuk garon për deputet

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, ndonëse ka bërë koalicion parazgjedhor me PDK-në, nuk do të garojë për deputet në zgjedhjet e 11 qershorit.
Është vet Agani ai që e ka bërë të ditur lajmin përmes Facebook-ut, ku edhe ka dhënë arsyet e mos kandidimit.

Ai ka thënë se këtë e ka bërë për shkak të aktakuzës që rëndon mbi të në rastin “Stenta”.

“Kam vendosur që të mos i shfrytëzojë të drejtat e mia kushtetuese dhe ligjore për të garuar i barabartë me kandidatët e tjerë për postin më të nderuar të përfaqësuesit të popullit në situatën kur me akuzë plotësisht të pabazuar dhe të padrejtë është qitur hije mbi figurën time publike politike. Janë këto të njejtat parime që më kanë shtyrë që vitin e kaluar, menjëherë pas ngritjes së kësaj akuze, si shprehje e përgjegjësisë sime publike ndaj qytetarëve të vendit”, shkruan Agani.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme