Shkaku i Serbisë, Kosova humb rreth 20 milionë euro në vit

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka po merr pjesë në Konferencën “Berlin Energy Transition Dialogue”, organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Ekonomisë dhe Energjisë e Republikës Federale të Gjermanisë, ku marrin pjesë mbi 50 ministra të energjisë nga vende të ndryshme të botës.

Në margjinat e kësaj konference, ministri Lluka u takua me homologun e tij gjerman, Peter Altmaier, me të cilin diskutuan për të ushtruar më shumë ndikim te Qeveria e Serbisë, për implementimin e shpejtë të marrëveshjes së plotë të interkoneksionit, dhe njëkohësisht për t’i mundësuar Kosovës të bëhet anëtare e Organizatës Evropiane të Transmisioneve, ENTSO-e, e cila është pengesë e vetme për integrimin e tregut energjetik me Shqipërinë dhe rajonin.

Momentalisht Kosova po humb rreth 22 milionë euro në vit nga mos zbatimi i marrëveshjes së interkoneksionit të nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë para rreth 5 viteve.

Këtë brengë, ministri Lluka e shprehu edhe në takim me zëvendës presidentin e Komisionit Evropian për Unionin Energjetik, Marosh Shefcoviq.

Ndërsa, ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas foli për ndihmën që shteti gjerman ka ofruar te të gjitha vendet në zhvillim për të zhvilluar sektorin energjetik, duke ndihmuar ekonomitë vendore.

Ndryshe, në Konferencën “Berlin Energy Transition Dialogue” Ministri gjerman i Ekonomisë dhe i Energjisë, Peter Altmaier para të pranishmëve foli për rëndësinë e energjisë në sektorin ekonomik dhe tranzicionin që vendet duhet ta bëjnë gradualisht nga energjia tradicionale në atë të mençur dhe të gjelbër, duke u fokusuar në energji të ripërtëritshme dhe në efiçiencë të energjisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme