Shkaku i Trump’it, rritet popullariteti i Merkel

Popullariteti i kancelares Angela Merkel në Gjermani është duke shkuar në rritje, tetë muaj para zgjedhjeve federale, ndërsa bashkëpunëtorët e vet, pjesërisht në shaka, sqarojnë se në këtë patjetër ka ndikim “faktori Trump”.


Këshilltarët e Angela Merkel’it konsiderojnë se ajo ka rritje të popullaritetit, i cili ishte në pikën më të ulët dimrin e kaluar në kulmin e krizës së refugjatëve, e për këtë pjesërisht duhet ta falënderojë presidentin amerikan, transmeton Zëri i Amerikës.

Sipas të dhënave të disa sondazheve, Merkel momentalisht ka përkrahjen e 74 për qind, që është shumë më e madhe nga ajo që e kanë liderët tjerë evropian.

Gjatë kampanjës parazgjedhore në SHBA, Trump e ka akuzuar Merkel për shkak të pranimit të refugjatëve nga Lindja e Afërt në Gjermani, duke theksuar se kjo do të shkatërrojë Gjermaninë, megjithëse me një rast ai e ka quajtur “lider botëror më të preferuar të tij”.

Para një viti, Trump ka thënë se populli gjerman do ta rrëzojë Merkel’in, por si duket – këto parashikime kanë bërë efekt të kundërt në Gjermani, transmeton gazetametro.net.

Anketa e paradokohshme se gati 60 për qind të gjermanëve tani konsiderojnë se vendi mund të përballojë problemin me refugjatë, ndërsa popullariteti i kancelares është rrit edhe pas vendimit të Britanisë së Madhe që të dal nga Bashkimi Evropian, dhe atë për 9 për qind./gazetametro.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme