Shkarkimi i Metës/ Çfarë përmban akuza e presidentit për falsifikim dokumentesh

Seanca e tretë për shqyrtimin e nismës së mazhorancës për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta është mbajtur këtë të hënë në Gjykatën Kushetuese. Mazhoranca këmbënguli në bindjen se me anë të retrikës së përdorur para dhe pas procesit zgjedhor të 25 prillit, kreu i Shtetit ka shkelur rëndë Kushtetutën.


Në pamje të parë, duket sikur nisma e Kuvendit për shkarkimin e kreut të shtetit është kthyer në “boomerang” për mazhorancën, pasi përfaqësuesi i Metës, Bledar Dervishaj e ka akuzuar parlamentin për falsifikim dokumentesh dhe manipulim provash.

Pala mbrojtëse e Metës është kapur fort mbas disa teknikaliteteve, duke hedhur në këtë mënyrë bazat për të pretenduar se Kuvendi ka bërë shkelje dhe manipulime lidhur me procesin e shkarkimit të Presidentit.

Dervishaj ka thënë se Kuvendi ka depozituar një shkresë në Gjykatën Kushtetuese, të rendit të ditës së seancës plenare të datës 7 maj, dhe manipulimi qëndron në faktin se shkresa në fjalë mban datën 5 maj, ndërsa në rendin e ditës në faqen e Kuvendit është data 6 maj 2021

Kjo lëvizje e datës është bërë për të legjitimuar seancën e 7 majit, me qëllim që që të përmbushej kushti për caktimin jo më vonë se në 48 orët e fundit, thotë Dervishaj teksa shton se brenda këtyre shkresave, është ndryshuar dhe përmbajtja e njërës prej pikave në rendin e ditës.

Në akstet shkresore, urdhri është i depozituar në GJK në datën 4/4 dhe mban datën 5. Urdhri tjetër i publikuar në faqen e Kuvendit, mban datën 5 maj 2021. Zakonisht urdhrat e kryetarëve të Kuvendit shoqërohen me dokumentacion dhe me rendin e ditës. Kur shqyrtojmë ligjet, ne shohim aktet e depozituara. Shihni përmbajtjen e rendit të ditës. Kuvendi me letrat e dërguara vetë rrëzon përmbajtjen e atij urdhri që ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese. Kjo mban datën 6 ndërsa shgkresa e depozituar ishte në datën 6. Nëse shohim titullin e rendit të ditës të seancës plenare. Ky dokument i sjellë nga Kuvendi në GJK, thotë projektvendim për ngritjen e një grupi hetimor. Kjo letër, e depozituar nga Kuvendi, nuk përpyuthet po me këtë letër sepse ndryshon në përmbajtje.

Në këtë urdhër që Kuvendi depozitoi në datën 4, dhe që u kujtua përmbajtja reflekton këto ndryshime. Është hequr fjala miratim, fjala raportit. Fjala raportin me miratim. Kemi të bëjmë me manipulim të provës. Ja pika 20 e urdhrit. Urdhrin e Kuvendit e gjejmë dhe në faqen zyrtare. Shkresa që ndodhet në faqen zyrtare të Kuvendit, nuk ka lidhje me dokumentin që është dërguar në Gjykatën Kushtetuese. Ky është veprimi më i rëndë i Kuvendit, tenton deri aty sa deri të manipulojë një provë që nuk ia kërkoi njeri. Institucionalisht jemi të tronditur, që si Kuvendi apo administrata e tij, që për përmbushjen e qëllimit politik të saj. Ky fakt iu dëshmua Gjykatës Kushtetuese thuajse me të njëjtin ushtrim. Iu kërkua Gjykatës që ta marrë seriozisht në diskutim të kësaj prove. Autori është Kuvendi”, ka deklaruar Dervishaj.

Dervishaj dorëzon përgjigjet ndaj 72 pyetjeve të mazhorancës

Në fillim të seancës, Dervishaj ia dorëzoi Gjykatës Kushtetuese përgjigjet e Kreut të Shtetit ndaj 72 pyetjeve që i ishin drejtuar nga trupa e gjyqtarëve. Presidenti Meta kishte njoftuar se do t’i lexonte vetë publikisht, por kjo nuk ndodhi.

Më pas, Dervishaj ka shprehur shqetësimin në lidhje me provat e Kuvendit, të cilat sipas tij janë falsifikuar. Ai ka shkuar edhe një hap më tej, duke bërë edhe një denoncim, pasi sipas tij janë tjetërsuar fjalët në pretendimet e presidentit.

“I përcollëm Kuvendit disa prova të reja shtesë. Gjatë shqyrtimit të këtyre provave të reja, na rezultoi në krahasim me atë të dërguar nga Kuvendi dhe atë online nga Kuvendi. Na rezulton një ndërhyrje apo manipulim prove. E themi këtë se i është parashtruar gjykatës dhe me përgjigje në mënyrë të detajuar. Urdhri mban datën 6 dhe jo 05/05. Është ndërhyrja e parë kjo.  Provat e reja sillen për të rrëzuar pretendimet e Presidentit. Kjo nuk është e vetmja ndërhyrje se ka edhe tek pika 20. Ndryshon nga pika 20 e rendit të ditës. Aty thuhet për përmbajtje që duhej të shqyrtohej, duket sikur s’ka ndërhyrje por ka ndërhyrje. Na rezulton se ky urdhri është hequr fjala miratim. Janë ndryshuar edhe fjalët”, tha Dervishaj.

Kuvendi kërkon shkarkimin e Metës- “Presidenti ka shkelur Kushtetutën”

Përfaqësuesja e Kuvendit, Klotilda Bushka e cila mori pjesë në Gjykatën Kushtetuese, ku u shqyrtua  kërkesa për shkarkimin e Presidentit prezantoi konkluzionet përfundimtare, që sipas saj tregojnë se Meta ka shkelur Kushtetutën.

Në fjalën e saj, ajo u shpreh se nuk ka asnjë luftë personale me Presidentin Meta, ndërsa theksoi se e gjithë kjo histori tregon një vullnet të Kreut të Shtetit për të bërë politikë dhe jo për të respektuar Kushtetutën, por kërkoi që Gjykata Kushtetuese të shkarkojë Presidentin “ka shkelur Kushtetutën”.

“Presidenti e di mirë se nuk ka luftë me institucionin e presidenti dhe asnjë luftë me të. Askush nuk do të dëshironte që kjo të ndodhte, por kjo bëhet në respekt të kushtetutës.

Përfaqësuesit e presidencës nuk dhanë asnjë shpjegim, për ato që kuvendi i ka cilësuar si shkelje të rënda. Ata treguan historitë politike të Shqipërisë në këtë mandat të presidentit. Nuk është detyrë e kuvendit dhe as e Gjykata Kushtetuese të analizojë sjelljen e aktorëve politike, përveç rasteve kur behën objekt i hetimit parlamentar.

Përpjekja për të justifikuar sjelljen e tij është haptazi e pabazuar dhe jo në përputhje me kushtetutën. Nuk ka asnjë dispozitë kushtetuese që justifikon sjelljet e presidentit. E gjitha ajo histori që tregoi përfaqësuesi i presidenti tregon vullnet për të bërë politikë dhe jo për të mbrojtur kushtetutën.

Pretendimi që provat janë të papërdorshme, duhet të ishte bërë në moment, por edhe sikur, përfaqësuesi i Presidenti nuk thotë se çfarë është shkelur. Presidenti duhet të shkarkohet sepse ai ka shkelur Kushtetutën”, u shpreh ndër të tjera Bushka.

Meta vendos t’i drejtohet Prokurorisë në lidhje me “falsifikimin” e Kuvendit

Pas përfundimit të seancës në Gjykatë Kushtetuese për shkarkimin e i Presidentit Ilir Meta, Këshilltari i tij, Bledar Dervishaj u shpreh se kur provat manipulohen nga Kuvendi, as nuk mund të imagjinohet se çfarë mund të ndodhë me institucionet e tjera.

Në seancën e sotme të Gjykatës Kushtetuese u vërtetua se Kuvendi kishte si qëllim të përmbushte objektivat politike, duke depozituar prova të manipuluara vetëm për të rrëzuar pretendimet e presidentit, për mendimin e Dervishajt.

“Sot u mbyll seanca e iniciuar në mënyre të padrejtë nga Kuvendi. Për fat të keq u provua dhe sot se Kuvendi në përmbushje të qëllimeve politike, depozitoi prova të manipuluar vetëm që të rrëzoheshin  pretendimet e kreut të shtetit. Kur kjo ndodh nga Kuvendi i Shqipërisë, imagjino çfarë mund të mendojmë ne si qytetarë se çfarë ndodh në organe të tjera.

Presidenti ka vendosur ti drejtohet Prokurorisë lidhur me këtë çështje. Ashtu sikundër Është në të drejtën e Kuvendit që të fillojë një procedure hetimore parlamentare për këtë fakt që ne evidentuam. Edhe e drejta e gjykatës të marrë një vendim por që të jetë i bazuar në kushtetutë dhe ligj”, tha Derivshaj.

Gjykata tërhiqet për të marrë vendimin pas 3 orësh

Seanca për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta ka përfunduar pas tre orësh diskutime këtë të hënë, ndërsa vendimi pritet të bëhet publik i arsyetuar në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese brenda 30 ditësh nga marrja e këtij vendimi.

“Gjykata Kushtetuese deklaron mbylljen e seancës plenare dhe tërhiqet për të marrë vendim. Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda 30 ditëve nga marrja e vendimit”, tha kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, pasi dëgjoi konkluzionet e të dyja palëve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme