Shkarkimi i Metës/ Kapexhiu ironizon nga Presidenca: Në një sallë të mbyllur thuren intriga, këtu hidhen valle

Aktori Bujar Kapexhiu, i cili ka marrë pjesë në  aktivitetin e  organizuar në Presidencë për të nderuar figurat kulturore të Ansamblit të Dibrës, ka ironizuar seancën plenare të deputetëve për shkarkimin e Ilir Metës nga Presidenca.

Në fjalën e tij, ai shprehet se në një sallë të mbyllur thuren intriga, ndërsa në ambientet e Presidencës, hidhen valle e këndohen këngë.

“Në një sallë të mbyllur thuren intriga, ndërsa në këtë ambient të hapur, në këtë ditë të bukur, këndohet dhe hidhen valle.

Kur flasim për ata nuk mund të mos qeshim dhe urojmë që ky aktivitet kulturor t’ju shërbejë edhe atyre që të reflektojnë dhe ti bashkohen festës sonë.”- ka thënë ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme