Shkarkohen drejtori i Shërbimit korrektues dhe përgjegjësit e Qendrës së paraburgimit në Prizren

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka shkarkuar nga detyra stafin menaxhues të Qendrës së Paraburgimit në Prizren si dhe drejtorin e përgjithshëm të Shërbimit Korrektues, Sokol Zogaj, gati tri javë pas vdekjes së Astrit Deharit.

Burime të Telegrafit bëjnë me dije se ministrja Hoxha vendimin për shkarkimin e personave përgjegjës të Qendrës së Paraburgimit në Prizren dhe drejtorit të Shërbimit Korrektues e ka marrë sot gjatë ditës.

Ndryshe, edhe shoqëria civile ditë më parë kërkoi shkarkimin e personave që janë përgjegjës për Qendrën e paraburgimit në Prizren.

Astrit Dehari, student i mjekësisë dhe aktivist në Lëvizjen Vetëvendosje më 5 nëntor 2016, u gjet i vdekur në Qendrën e paraburgimit në Prizren. /Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme