Shkarkohet gjyqtari i Serie A

Shkarkohet gjyqtari i Serie A, pas sherrit me Jose Mourinhon.

Gjyqtari i Serie A, Marco Serra thuhet se është shkarkuar para sezonit 2023/24 pas grindjes së tij me Jose Mourinhon në shkurt.

Vendimi është marrë nga Shoqata e Arbitrave Italian për shkak tw sjelljes së tij në ndeshjen Cremonese-Roma më 28 shkurt.

Mourinho u dërgua në tribunë pas një sherri të ashpër me gjyqtarin e katërt në atë ndeshje, me menaxherin portugez që pretendoi se ai ishte fyer nga Serra.

Zyrtari u pezullua më pas, por një vendim i Gjykatës Federale Kombëtare zbuloi se ai nuk mund të shkarkohej.

Tani, Sky Italia po raporton se 40-vjeçari është shkarkuar për ‘arsye të justifikuara teknike’.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme