Strukturat paralele dhe komuna e Graçanicës prej kohësh janë duke bërë presion për të shkarkuar komandantin e policisë, që zbatonte në mënyrë korrekte vijën komanduese të Policisë së Kosovës dhe luajal nga shtetit të Kosovës.
Komandati serb i Graçanicës, Branisllav Trajkoviç, loajal ndaj shtetit dhe institucioneve të Kosovës, u shkarkua sot nga detyra, ndërkohë që zyrtarisht Policia e Kosovës ende nuk ka dalë më qëndrim zyrtarë.
Komandanti Trajkoviç, njihet si komandat policorë që vjen nga komuniteti serb, dhe si zbatues i rregullt dhe korrekt i institucioneve dhe linjës komanduese të Policisë së Kosovës, gjë e cila nuk ndodhë me komandantë tjerë që vinë nga komuniteti serb dhe kryejnë të njejta detyra në komunat me shumicë serbe
Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për regjionin e Prishtinës, i tha Rtklive.com, se për momentin nuk mund të konfirmojë asgjë për shkarkimin apo jo të komandatit të Policisë së komunës së Graçanicës, Branisllav Trajkoviç.
Nga ana tjetër, burime nga Policia e Kosovës thanë se komandati i Graçanicës, ishte halë në sy për strukturat paralele serbe në këtë komunë, struktura të cilat prej kohësh po kërkonin shkarkimin e tij.
Shkarkimi i tij, është edhe zyrtarisht nga asambleistët e kësaj komune, sipas të cilëve komanti kishte rezultate të dobët, rrënoi sigurinë e qytetarëve, nuk mbrojti pasurinë e qytetarëve dhe nuk kishe besimin e popullatës së kësaj zone.
” Kishte kohë që po hetohej nga standardet profesionale në Policinë e Kosovës, por të gjitha këto kanë ardhura nga presionet e strukturave serbe. Shkarkimi është pjesë e pavareve politike”, tha zyrtari i lartë policorë për RTK-në.