I njohur si gjyqtari që dënoi ish ministrin e brendshëm Saimir Tahiri, por edhe si gjyqtari që disa herë gjatë detyrës është kërcënuar nga krimi , Ardit Mustafajt ju ndërpre karriera e mëtejshme në drejtësi. ndonëse gjyqtarit të posaçëm ju kontrolluan te tre kriteret, ai u shkarkua për mos justifikim te 6 milionë lekëve.
“Nëse do të mbahen parasysh vendimet e të dyja shkallëve të procesit të vettingut, rezulton se deri më tani janë shkarkuar nga detyra 98 gjyqtarë dhe prokurorë. ndërsa janë konfirmuar për të vijuar më tej udhëtimin e tyre në drejtësi 91 të tjerë. E gjitha kjo ka ndodhur gjatë dy viteve proces vettingu që startoi në mars 2018 ndërsa pritet ti nënshtrohen edhe 600 të tjerë” tha gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.
Deri më tani shkarkimet e shumta kanë efekt në Gjykatën Kushtetuese, në Prokurori dhe ne Gjykatën e lartë , ku stoku ka kapur shifrën e mbi 34 mijë dosje.
“Pati një moment kur teksa shqyrtoheshin disa anëtarë të kësaj gjykatë u deklarua edhe një kërcënim sikurse ishte kërcënimi i komisioneres V.S të cilës një vit më parë ju vendosën forca të shtuara siguria , një mbrojtje që zgjati më tepër se dy muaj . Në total për mbrojtjen e komisionereve të vettingut dhe operacioni ndërkombëtar të monitorimit janë vendosur në dispozicion për ti mbrojtur 60 forca të gardës së republikës” tha Hoxha.
Nga 794 subjekte nën vetting janë kontrolluar 191 njerëz të drejtësisë , nga të cilët dy vendime neutralë ./Tch