Policia italiane gjatë një aksioni në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në Ravenna ka ekzekutuar 11 urdhër-arreste, për trafik dhe shpërndarje droge.
Gjatë këtij aksioni ku u shkatërrua banda e shpërndarësve të drogës, e përbërë nga shqiptarë dhe italianë, morën pjesë rreth 60 agjentë policie të anti-drogës italiane.
Në gjysmën e dytë të vitit 2016 ishin denoncuar 15 persona në lidhje me këtë aktivitet kriminal dhe 6 prej tyre u arrestuan në flagrancë, ku u gjetën dhe sekuestruan 10 kg marijuanë, mbi 23 kg hashash dhe rreth 1.1 kg kokainë.