Shkatërrohet banda e kokainës në Tiranë, kush ishte ‘Bebi’ që siguronte drogën (FOTO /Video)

Policia e Tiranës, gjatë një aksioni anti-drogë të zhvilluar ditën e djeshme mundi të kapte 1 kg kokainë dhe të arrestonte dy persona.

Sipas njoftim të policisë, bëhet e ditur se në pranga ranë Gjergji Gjinaj, i cili mësohet se ka qenë ish-polic patrulle në Laç, detyrë që e ka mbajtur deri disa vite më parë, kur u kap në Durrës teksa trafikonte lëndë narkotike.

Personi tjetër i rëndësishëm në këtë grup kriminal ishte Ismail Alushi, i cili bëhet e ditur se ishte punonjës tek Drejtoria e Transportit Rrugor, tek patentat ndërkombëtare në Kashar. Për të mos rënë në përgjime e policisë, Alushi njihej ndryshe me pseudonimin “Beb”, dhe ai ishte personi i cili bënte të mundur gjetjen e lëndës narkotike.

Edhe Alushi ka qenë më herët i dënuar për “Falsifikim të dokumenteve”.

Ndërsa njëri prej bashkëpunëtorëve, ka mundur që t’i shpëtojë policisë dhe të arratiset. Policia ka mundur që ta identifikojë dhe mësohet se ai është Arnodl Kuri, i cili është shpallur në kërkim.

Blutë e Tiranës pasi kanë arrestuar Alushin dhe Gjinajn, kanë sekuestruar 990 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë, 0,6 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Heroinë, 1 pushkë sportive, 12 aparate celularë të markave të ndryshme, 2 automjete të markave të ndryshme.

“Më datë 25.01.2017, rreth orës 21:00, në Rrugën “Vllaznit Huta”, është konstatuar automjeti tip Fiat “500”, me drejtues mjeti shtetasin Gjergji Gjinaj, rreth 10 metra më larg është konstatuar i parkuar automjeti tip Audi, me drejtues shtetasin A. K., i cili kontrollonte lëvizjet e personave dhe automjeteve në këtë rrugë.”, – thuhet në sqarimin e policisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme