Shkatërrohet banda shqiptare në Britani, kultivonte ferma kanabisi

Një hetim për një rrjet kultivimi kanabisi prej 6 milion paund në ferma ku kultivohej lënda narkotike të kontrolluara nga ‘mafia shqiptare’ ka çuar në 26 persona të burgosur.

Policia nisi Operacionin Tisdale në mars 2016 për të çmontuar një grup të madh krimi të organizuar i cili komplotonte për të rritur, paketuar dhe shitur drogën në një shkallë të madhe në mbarë vendin.

Sipas policisë, grupi kriminal përdorte emra të rremë, dokumentacione false dhe adresa të rreme për të shmangur zbulimin nga autoritetet, dhe për të shmangur ndjekjen penale.

Mediat angleze shkruajnë se operacioni i koduar “Tisdale” nisi që në vitin 2016-të. Ata ranë në gjurmët e një bande të rrezikshme që mërej me kultivimin paketimin dhe shitjen e kanabisit të prodhuar në ferma të posaçme. Kultivimi ishte i shtirë në të gjithë Britaninë e Madhe.

Ashtu si edhe në raste të tjera, kokat e grupit ishin shqiptarët. Ata kishin ngritur një strukturë të mirëorganizuar mes Manchesterit dhe Cheshire. Trafikantët shqiptarë kishin punësuar njerëz si fermerë, menaxherë dhe drejtorë.

Paratë e fituara nga tregtimi i kanabisit pastroheshin përmes llogarive bankare të Besnik Hoxhës, 34 vjeç dhe gruas së tij greke Ifigenia Cipi 33 vjeç.
Të enjten më 21 korrik 2016 oficerët nga Grupi i krimeve të rënda dhe të organizuar të GMP-së kryen 12 bastisje nëpër zonat e Mançesterit dhe Cheshire në një operacion të përbashkët me shërbimin e emigracionit, energjinë elektrike të veriut perëndimor dhe autoritetet lokale.

27 janar 2017
Besnik Hoxha, 34 vjeç i dënuar me dy vjet burg për pastrim parash.
Ifigjenia Cipi, 33 vjeç, e dënuar me 1 vit e gjysmëburg për dokumentacion të rremë

24 maj 2017
Denad Hoxha, 28 vjeç, u dënua me katër vjet e gjashtë muaj burg.
Taulant Hoxha, 31 vjeç, u dënua me pesë vjet e katër muaj.
Mario Basha, 31 vjeç, u dënua me tre vjet e nëntë muaj.
Fatjon Hazizi, 32 vjeç, u dënua me katër vjet burg.
Krenar Harisis, 33 vjeç, u dënua me tre vjet e gjashtë muaj.

25 maj 2017
Andi Lekaji, 39 vjeç, u burgos për katër vjet.
Fatjon Hoxha, 33 vjeç, u burgos për një vit.

26 maj 2017:
Ervin Hoxha, 38 vjeç, u burgos për një vit e tre muaj.
Arbor Basha, 27 vjeç, u burgos për një vit e tre muaj.
Arjan Harisis, 26 vjeç, u burgos për një vit e tre muaj.
Gentjan Harisis, 28 vjeç, u burgos për një vit e tre muaj.
Haxhi Hazizi, 20 vjeç, u burgos për një vit e tre muaj.
Ismail Agaci, 22 vjeç, u burgos për një vit e tre muaj.
Altin Ripaj, 33 vjeç, u burgos për një vit e tre muaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme