Shkatërrohet grupi kriminal i drogës

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme ka zhvilluar aksion antidrogë. Zyrtarët policorë nën udhëheqjen e prokurorit publik kanë kryer bastisje në disa lokacione të Shkupit dhe Kumanovës, gjatë së cilës janë gjetur 5 kilogramë amfetaminë, ndërsa janë arrestuar disa persona. Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, theksoi se momentalisht nuk mund të japin detaje më të hollësishme për aksionin.

“Aksioni i djeshëm i cili kishte të bëjë me këtë, janë kapur gjatë aksionit policor të organizuar mirë në periudhë më të gjatë, 5 kilogramë amfetaminë të cilat janë të lidhura me disa grupe kriminale në Maqedoni. Tani për tani nuk mund të japë detaje tjera. Po veprohet në koordinim me prokurorin përgjegjës publik dhe do të procesuohen para gjykatësit paraprak ata të cilët janë të përfshirë në kuadër të kësaj ngjarje penale”, tha Sinkron: Pançe Toshkovski, ministër i Punëve të Brendshme./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme