Shkatërrohet organizata e kokainës në Itali, në pranga 10 persona, mes tyre edhe shqiptar

Një operacion antidrogë është zhvilluar në provincën e Fermos nga policia italiane, ku u arrestuan dhjetë persona me origjinë shqiptare, marokene dhe algjeriane.


Mësohet se të arrestuarit akuzoheshin për trafikim të lëndëve narkotike, veçanërisht kokainës dhe në një masë më të vogël, hashashit.

Hetimet lidhur me grupin në fjalë mësohet se kanë nisur në dimrin e vitit 2022, të cilat i lejuan hetuesit të identifikonin një shoqatë kriminale të përfshirë në mënyrë aktive në trafikimin dhe tregtimin e sasive të mëdha të kokainës.

Të akuzuarit, të dyshuar anëtarë të një organizate të përbërë nga të paktën 18 individë banues në provincë, ishin përgjegjës për furnizimin me drogë për disa blerës në zonë.

Mënyra e shpërndarjes dhe rrjeti i shpërndarjes

Kokaina shpërndahej në sasi të konsiderueshme nëpërmjet një rrjeti tregtarësh droge, kryesisht shqiptarë dhe italianë, aktivë në disa lokacione përgjatë brezit bregdetar dhe në brendësi të Fermanos.

Hetimet zbuluan strategji të avancuara të përdorura nga trafikantët për të shmangur arrestimin. Tregtarët e drogës, për shembull, bënin shitje me porosi dhe në disa situata, ofruan një shërbim “dorëzimi në shtëpi” për të zvogëluar rrezikun për t’u kapur nga forcat e rendit.

Mediat italiane raportojnë se ky operacion zhvillohet në kuadër të aktiviteteve hetimore tashmë të aktivizuara, veçanërisht me operacionin “Underground”. Në mars 2023, ky operacion çoi në arrestimin e tetë anëtarëve të një grupi prej trembëdhjetë tregtarësh droge nën hetim, të gjithë aktivë në trafikun e drogës në zonë.

Gjithashtu, në verën e vitit 2023 , një tjetër operacion i quajtur “Shitje me pakicë” , nxori në dritë lidhje të mëtejshme mes anëtarëve të grupit, me përfshirjen e disa të dyshuarve, mes tyre shqiptarë dhe italianë, disa prej të cilëve me precedentë të veçantë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme