Goditet një tjetër rrjet i prostitucionit online në Tiranë, bën të ditur oranews. Finalizimi i operacionit të koduar “Chat Line 4” ka çuar në pranga dy persona, ndërsa janë proceduar penalisht 7 të tjerë për veprën penale “Shfrytëzimi i Prostitucionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” .
Aktiviteti drejtohej nga 24 vjeçarja Anushe. Ll, 24 vjeçe, e cila administronte studion”Chat Line Adult Work”.
“Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasja Anushe Ll., dyshohet se prej një kohe të gjatë punësonte vajza dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion virtual, i cili zhvillohej nëpërmjet logimit në faqen “Adult Work”, aktivitet i cili kryhej në një apartament në rrugën “Don Bosko”, thotë policia.
Në këtë aktivitet shtetësja Anushe Ll. dyshohet se është futur nëpërmjet shtetëses D. G., të cilën më herët e ka pasur në administrim, në bashkëpunim me shtetasen S. B. Të dyja këto janë shpallur në kërkim nga policia.
Gjatë kontrollit të njërit prej apartamenteve ku ushtrohej ky aktivitet i paligjshëm, apartament i cili ishte marë me qira nga shtetasi Met Tali,i arrestuar tashmë gjatë operacionit, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 17,4 gr lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa”.
Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7 kompjutera dhe pajisje të ndryshme që përdoreshin për kryerjen e aktivitetit.
Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale: “Shfrytezimi i prostitucionit”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Prostitucioni” të parashikuara nga nenet 113, 114/2 dhe 115 e Kodit Penal.
U arrestuan
-Anushe Ll., 24 vjeçe, banuese në Tiranë, administratore e studios “Chat Line Adult Work”, për veprën penale “Shfrytëzimi i Prostitucionit” parashikuar nga neni 114 i Kodit Penal.
– Met Tali, 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.
Të proceduar penalisht për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”
-A. H., 25 vjeçe.
– A. L., 31 vjeçe.
-A. Xh., 22 vjeçe.
– S. M., 30 vjeçe.
-A. Sh., 21 vjeçe.
-A. T., 23 vjeçe.
-E. R., 23 vjeçe.
Në kërkim për veprën penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”
– S. B, 33 vjeçe.
– D. G., 29 vjeçe.