Nje koncert emocinues, qe mbajti te elektrizuar publikun ne salle dhe jo vetem, ishte ai i Shkelzen Dolit dhe 36 artistëve të ansamblit filharmonik të Vjenës. Koncerti i luajtur mbremjen e djeshme ne sallen kryesore te Pallatit te Kongreseve u transmetua drejtperdrejt edhe në televizionin Klan. Per me shume se dy ore, ky koncert pervec virtuozitetit te artisteve solli per artdashesit shume perla te muzikes klasike.
Shkëlzen Doli shkëlqen në Tiranë
Pjesë e koncertit ishte edhe transmetimi i tre videoklipeve shqiptare, si Baresha, Arbëresha dhe Albanian Soul. Në repertorin e koncertit te luajtur mbremjen e djeshme ishin pjese nga Shtraus, Brahms, Lehar dhe kompozitorëve te tjere te nivelit boteror.
Se bashku me Dolin dhe artistet e Ansamblit Filarmonik te Vjenes, ne skene u ngjit dhe nje tjeter artist i mirenjohur shqiptar, balerini Eno Peçi, pjese e trupes se Teatrit te Operes dhe Baletit te Vjenes.
Mbyllja e koncertit ishte menduar me elemente jo vetem spektakli, por edhe tradite. Ne skene dhe ne salle u shperndane gota te rakise tone tradicionale, ne vend te rakise se trandafilave qe shperndahet ne koncertin e Vjenes, ndersa muzikantet vendosen ne koke qeleshe e qylafe nga zona te ndryshme mbareshqiptare. Me pas notat e Valsit mbi te bukurin Danubin blu elektrizuan sallen e tejmbushur me spektatore.
Por natyrshem kulmi erdhi me Marshin e Radeckit.
Dy vite më parë, violinisti shqiptar me famë botërore, Shkelzen Doli mahniti publikun vjenez me interpretimin e muzikës shqiptare me orkestrën e Filharmonisë së Vjenës.
ABC News