Shkëmbim me armë zjarri ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Fahri Fazliu” në Podujevë, por fatmirësisht pa viktima.
Më pas është konfirmuar se dy persona janë në tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare-Podujevë dhe të njëjtit më pas janë dërguar në Spitalin e Prishtinës për tretman të mëtutjeshëm.
Tre personat e dyshuar meshkuj kosovarë dhe i dyshuari katërt të cilit nuk i dihet identiteti janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.
Me vendim të prokurorit është bastisur shtëpia e të dyshuarve por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.
Gjithashtu është arrestuar një person mashkull kosovar i cili dyshohet se ka shtënë në ajër me armë zjarri dhe e njëjta armë është konfiskuar.