Shkëmbim territorial me Serbinë? Kurti: Ishte për ndarjen e Kosovës, i joshte edhe disa shqiptarë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në lidhje me trazirat në veri të vendit, pas protestave të serbëve në 4 komunat veriore, ku tanimë kryetarët janë shqiptarë.

Në një intervistë për mediat në vend, Kurti përmendi sërish çështjen e shkëmbimit territorial me Serbinë, e cila sipas tij, ishte për ndarjen e Kosovës dhe që joshte disa shqiptarë, që u nxitën për t’u marrë me të.

“Janë këto tri kategori që po i bëjnë këto trazira dhe këto trazira po i bëjnë sepse po e shohin që Kosova është shtet, që Kosova ka polici profesionale që ne jemi vend demokratik që po zhvillohemi, ndërkaq ata e duan ndarjen e Kosovës, ata e duan copëtimin e Kosovës, ky është synimi i qartë i tyre, shkëmbimi territorial ka qenë emërtimi për ndarjen e Kosovës i cili do t’i joshte edhe disa shqiptarë që të hynin në të. Ata prej këtij projekti të dështuar nuk kanë hequr dorë në formën e një ideje. Por kjo ide, për të ardhur në shprehje mund të bëhet vetëm nëpërmjet dhunës. Dikur ka mundur të vijë në shprehje edhe nëpërmjet bisedimeve, për shkëmbim territorial dhe ndarje të Kosovës.

Sot kjo ide mund të vijë në shprehje vetëm nëpërmjet dhunës dhe këtë ne jemi duke e parë dhe këtë duhet ta zmbrapsim dhe për këtë na nevojitet ndihma e partnerëve dhe miqve tanë ndërkombëtarë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian, NATO-s, Mbretërisë së Bashkuar e kështu me radhë. Ne di t’ia dalim, do të jemi të suksesshëm dhe unë jam shumë optimist për këtë gjë, por duhet të jemi bashkë, të fortë, të palëkundshëm sepse situate nuk ka qenë kurrë më e qartë, sepse nuk nevojitet asgjë më shumë as më pak se sa sundimi i ligjit dhe kushtetutshmëria në diku 1/6 e territorit të Kosovës që është mbi lumin Ibër”, u shpreh Kurti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme