Shkëmbim zjarri apo vetëplagosje? Dalin detaje të reja nga ngjarja e Lezhës, autori i qëlluar në disa pjesë të trupit

Katër orë kanë kaluar pas plagosjes me armë zjarri të kreut të Njesisë Administrative Kallmet, Besnik Simoni, deri sa policia ka arritur të neutralizojë dhe prangosë autorin e dyshuar.


Altin Marku u neutralizua në banesën e një të afermi të tij në fshatin Kallmet, ndërsa policia gjeti dhe sekuestroi dhe armen e krimit.

Autori i ngjarjes, Altin Marku është gjetur i plagosur në krahë, plagë me armë zjarri. Është dërguar në Spitalin e Traumes në Tiranë.

Sipas burimeve të Gazetës Shqiptare, Marku pretendon se ka patur shkembim zjarri,

Ndërkohë, rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta dhe po punohet nga ana e Policisë së Shtetit për sqarimin e plotë të tyre.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme