Kultivimi i domates për qëllime komerciale në dekadat e fundit ka çuar në humbjen graduale të shijes së saj të veçantë, ndërsa shkencëtarët tani e kanë konfirmuar se kjo nuk ka ndodhur rastësisht.
Një ekip ndërkombëtar i ekspertëve i ekzaminoi rreth 400 varietete të domateve, nga varietetet moderne deri tek ato më të vjetra, për të përcaktuar se çfarë po ndodh me pemën më të njohur në botë.
Ata konstatuan se kultivimi disadekadëshe i domates sa më të madhe dhe sa më rezistuese çoi në humbjen e 13 kimikateve që ndikojnë në shijen e saj të veçantë.
Shkencëtarët kanë konstatuar ndryshime specifike gjenetike që çojnë në këtë, transmeton Koha.net.
Ekspertët thonë se prodhuesit e farës lehtë mund të arrijnë që domatet nga supermarketi përsëri të jenë të shijshme duke i përdorur teknikat e shartimit të varieteteve.
Procesi do të ishte i ngjashëm me polenizimin natyror midis specieve të bimëve, vetëm se do të kryhej në laboratorë. Shkencëtarët do t’i përzienin varietetet moderne të domateve me kultivarë të vjetër dhe do t’i ndanin bimët të cilat janë më të afërta me atë që dëshirojnë ta arrijnë.
Pas disa gjeneratave rezultati do të ishte një domate më e shijshme, e bërë pa ndikimin (për disa) kontrovers në gjene.
© KOHA