Një sasi lënde shpërthyese i është vendosur poshtë automjetit, administratorit të Vllaznisë, Suad Lici. Ka qenë vetë ky i fundit i cili ka konstatuar lëndën eksplozive në automjetin e parkuar në lagjen “Ahmet Haxhiaj” dhe ka njoftuar menjëherë policinë rreth orës 08:56 minuta.
Forca të shumta të rendit ndodhen në vendin e ngjarjes. Mësohet se poshtë automjetit duket një pako e mbështjellë me letër natribani. Për çmontimin e lëndës plasëse është kërkuar ndihma e forcave të specializuara nga Tirana.