Shkodranët kanë vendosur të mblidhen sërish sot në një protestë në sheshin “Luigj Gurakuqi” të qytetit në orën 11:00, kundër dhunës dhe vrasjeve policore e padrejtësive, duke marër shkak nga vrasja e të riut Klodian Rasha në Tiranë më 8 dhjetor.
Një parullë ku shkruhet “Na nën dhe e ju mbi dhe, të fitum prapë jena ne! Të shtunën ora 11:00 shihemi këtu” është shpalosur pranë monumentit të Luigj Gurakuqit. Këtë parullë e ka publikuar në Fb e saj, kryebashkiakja Voltana Ademi me këtë shënim: “Rinia, shpresa e besimi për të ardhmen në vendin tim!”
Forca të shumta policie kanë rrethuar institucionet, duke filluar nga Prefektura e Qarkut Shkodër.
© SYRI.net