Shkodranët tallen me Ramën, dalin e presin me varkë: Po vjen Skëndërbeu i tretë…

Nuk e pritën në hyrje të qytetit sikur ishte lajmëruar. E megjithatë banorët e prekur nga përmbytjet në Shkodër nuk mund të mos dilnin për ta respektuar si duhet Kryeministrin e vendit.

Mesazhet i zgjodhën si fillim ti shprehnin me shkrim përmes pankartave të shumta të cilat i kishin vendosur në një varkë, mjeti i lundrimit që i ka shoqëruar për rreth 2  muaj ndërsa ishin nën ujë.

Ironinë nuk ja kursejnë të parit të vendit.

“Jemi mbledhur për të pritur Skëndërbeun e tretë, se dyshi është Spiropali”, tha një banor nga Berdica e Mesme, njësia administrative Berdicë.

“Ne jemi të përmbytur, vizita e Ramës për vaksina është absurde”, u shpreh një banor i zonës.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ndodhet në qytetin e Shkodrës pasi pritet që të fillojë vaksinimi për personelin mjekësor të qarqeve të Veriut. Rama u pa në qytetin e Shkodrës teksa mbërriti me një eskortë të madhe policie dhe gardistësh, ndërsa dhjetra efektivë kanë blinduar qytetin.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme