Shkoi për kontrolle mjekësore në Gjermani, Lushtaku shfaqet në një qendër tregtare në Zvicër

Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, për të cilin familja tha se ka shkuar për kontrolle mjekësore në Gjermani, të martën është parë në një qendër tregtare në Zurich të Zvicrës.

Gazeta Express ka siguruar fotografi ku shihet Lushtaku, i shoqëruar nga Konsulli i Kosovës në Stuttgart, Besnik Miftaraj duke shijuar çaj në qendrën tregtare “Glatt Zentrum”, në Zvicër.

Ndryshe, në fundjavë është raportuar se ish-komandanti i UCK’së për shkak të problemeve shëndetësore, të premten e kaluar ka udhëtuar për në Gjermani.

I biri i Lushtakut, Mërgimi, kishte thënë për Express se babai i tij atje ka shkuar për një kontroll mjekësor.

Sami Lushtaku, edhe në kohën sa ka qëndruar i paraburgosur gjatë procesit gjyqësor për krime lufte, ka pasur probleme me gjendjen shëndetësore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme