Shkojnë për t’u shëruar në QKUK, infektohen e sëmuren edhe më shumë

Shumë pacientë që shkojnë për shërim në spitalet kosovare nga këto të fundit ndodh të kthehen me infeksione, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Se shkalla e infeksioneve spitalore në Kosovë është shumë e lartë e konfirmon edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Më saktësisht, mikrobiologu Lul Raka ka bërë të ditur për gazetën “Zëri” se dy të tretat e pacientëve kosovarë marrin infeksione spitalore.

Sipas tij, Kujdesi Intensiv dhe ai i Kirurgjisë janë më të rrezikuarit nga këto infeksione.

“Infeksionet janë pjesë e pandashme e kujdesit shëndetësor në të gjitha shtetet e botës. Në kujdesin intensiv të shteteve më të zhvilluara në botë çdo i katërti pacient merr infeksion spitalor, kurse në vendet e pazhvilluara, ku bën pjesë edhe Kosova, dy të tretat e pacientëve marrin infeksione spitalore. Kujdesi intensiv edhe repartet e kirurgjisë janë pjesët më të rrezikshme”, ka deklaruar ai.

Raka ka treguar se Kosova nuk ka asnjë nënkategori buxhetore për infeksione të tilla.

“Kosova nuk mban asnjë kategori nënbuxhetore për parandalimin e infeksioneve spitalore. Pa buxhet është më vështirë. Problemet më të mëdha janë në spitale, sepse është kujdesi i nivelit më të lartë. Duhet të ketë mbështetje institucionale dhe mbikëqyrje të rregullt në reparte të ndryshme, të cilat janë më të shpeshta për adresim. Duhet të ketë bashkëpunim rajonal e ndërkombëtar”, ka thënë ai..

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme